Katari ndihmon muslimanët Rohingya

Instituti i Bamirësisë së Katarit, dhuroi ndihmë ushqimore për muslimanët e Arakanit të cilët kanë ikur nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe janë strehuar në Bangladesh.

Instituti i Bamirësisë së Katarit ndau pako ushqimore për më shumë se 1 mijë qytetarë të Arakanit, të cilët janë strehuar në kampet në qytetin Co’x Bazar, në kufi të Bangladeshit.

Në këto pako ushqimore ndodhen ushqimet të cilat do t’i përmbushin nevojat e përditshme të muslimanëve të Arakanit të cilët kanë ikur nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia është prej shteteve të para që kanë shprehur gatishmërinë për ti ndihmuar të zhvendosurit në Bangladesh, duke u ofruar atyre ndihma strehim, ushqim dhe veshmbathje. /MESAZHI/