Katari kritikon planet e Ben-Gvir për Al-Ak’sanë

Katari ka dënuar ashpër komentet e ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir për ndërtimin e një sinagoge në kompleksin e xhamisë Al-Aksa.

Ministria e Jashtme e Katarit paralajmëroi se këto deklarata provokuese mund të minojnë përpjekjet për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës.

Ministria i kërkoi gjithashtu komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime të menjëhershme për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për veprimet e tij në Jerusalem.

Katari ripohoi mbështetjen e tij për çështjen palestineze, duke theksuar të drejtën e palestinezëve për të praktikuar lirisht fenë e tyre dhe për të krijuar një shtet të pavarur bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.