Katari jep 1.5 milion euro për ndërtimin e një fshati në Mitrovicë për familjet me kushte të rënda

Fondacioni i Katarit ka nënshkruar me komunën e Mitrovicës që të ndërtoj një fshat për familjet që i kanë kushtet e rënda ekonomike.

Totali i këtij projekti pritet të jetë dy milionë euro, shkruan Indeksonline.

Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Menaxhmentit të Projekteve të këtij fondacioni, Khalid Abdullah Al Yafie dhe Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Prezent ishin edhe ambasadori i Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al Marri dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Salami Shkodra.

Projekti përfshin që në një zonë prej 3.27 hektarë, të ndërtohen 40 shtëpi, shkollë, një shtëpi shëndeti, qendër e shërbimeve, xhami, dyqane dhe hapësira të gjelbra.

Fondacioni i Katarit do të mbuloj 1.5 milionë euro të shpenzimeve, ndërsa komuna e Mitrovicës do të mbuloj pjesë e infrastrukturës.

Nga ky projekt pritet të përfitojnë 6000 persona./