50 milionë euro në vit. Kjo është oferta e Katarit që Zidane të marrë drejtimin e kombëtares.
Biznesmeni i njohur botëror, miliarderi Naguib Sawiris, ka lëshuar ‘bombën’ e ditës. Pak ditë pasi Zinedine Zidane befasisht u largua nga Real Madridi, francezi raportohet se ka marrë një ofertë vështirë të refuzueshme nga ana financiare
Sipas asaj që raporton Marca duke iu referuar Naguib Sawirisit, Katari i ka ofruar Zidanit kontratë katër vjeçare me pagë 50 milionë euro në sezon, që të udhëheqë kombëtaren e tyre në Kupën e Botës në vitin 2022, që do të mbahet në Katar dhe si pritës, e kanë tashmë të siguruar fazën e grupeve.
Zidane u largua nga Reali në mënyrë befasuese pas vetëm dy vjet e gjysmë qëndrimi kohë në të cilën e fitoi Ligën e Kampionëve tre herë me radhë./koha.net