Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Katari i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përballet me shkeljet në...

Katari i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përballet me shkeljet në Jenin

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Katarit thotë se i konsideron operacionet e vazhdueshme të Izraelit në Jenin një “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të drejtave të njeriut”.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “marr përgjegjësitë e tij në përballjen me këto shkelje” dhe të punojë për të siguruar mbrojtjen e plotë të civilëve.

Bastisja e madhe e kampit të refugjatëve nga Izraeli ka zgjatur për tre ditë, me të paktën 12 palestinezë të vrarë dhe me shkatërrim në shkallë të gjerë të pronës.

Exit mobile version