Katari goditet nga stuhia e rërës, ndikohet negativisht jeta e banorëve

Stuhia e rërës në Katar po ndikon negativisht në jetën në kryeqytetin Doha dhe në shumë qytete të tjera, raporton Anadolu.

Kushtet e motit me pluhur, efektive që nga orët e para të mëngjesit, kanë ulur dukshmërinë në të gjitha rajonet e Katarit.

Në një njoftim të bërë nga Departamenti Meteorologjik i Katarit, bëhet e ditur se moti në zonat bregdetare do të jetë me pluhur dhe stuhi rëre, ndërsa gjatë ditës do të jetë relativisht i nxehtë, me erëra të forta dhe dukshmëri të dobët horizontale.

Tutje, njoftimi bën të ditur se moti në det të hapur do të jetë me pluhur dhe vranësira, ndërsa dukshmëria horizontale do të jetë e dobët në disa vende.

Ministria e Brendshme e Katarit paralajmëroi kundër drejtimit të automjeteve në kushte moti me pluhur dhe erë për të shmangur aksidentet e trafikut.

Ministria e Shëndetësisë e Katarit, nga ana tjetër, paralajmëroi që të ndiqen një sërë rregullash, siç është mosdalja nga shtëpia nëse nuk është e nevojshme gjatë stuhive të rërës, dhe veçanërisht për ata me sëmundje kronike, si dhe mbajtja e maskave ​​dhe mbyllja e dritareve.