Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Katari do të furnizojë Sirinë me gaz përmes Jordanisë

Katari do të furnizojë Sirinë me gaz përmes Jordanisë

Katari ka nisur një iniciativë për të furnizuar Sirinë me gaz natyror përmes Jordanisë, me synimin fillestar për të prodhuar 400 megavat energji elektrike, me plane për rritje graduale, sipas të Ngarkuarit me Punë të Katarit në Damask.

Të enjten, Katari njoftoi këtë iniciativë për të ndihmuar në përmirësimin e furnizimit të dobët me energji elektrike në Siri.

“Iniciativa synon të kontribuojë në prodhimin e energjisë elektrike duke filluar nga 400 megavat, me rritje graduale nga Fondi i Zhvillimit i Katarit,” citoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA diplomatin katariot, Khalifa Abdullah Al Sharif. /mesazhi

Exit mobile version