Katari dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje ushtarake detare

Katari dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje ushtarake brenda kuadrit të rregullores së zbatimit midis Ministrive të Mbrojtjes mbi aktivitetet detare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Agjencisë zyrtare të Katarit, QNA, marrëveshja ushtarake detare, u nënshkrua nga Komandanti i Forcave Detare të Katarit, Abdullah bin Hasan es-Suleyti dhe Komandanti i Forcave Detare pranë Komandës Qendrore të Lindjes së Mesme të SHBA, nënadmirali Samuel Paparo.

Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Katarit, Ganim bin Shahin el-Shahin.

Ganim në takimin me Paparo biseduan për bashkëpunimin ushtarak dhe përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.