Katari dënon planin e Izraelit për zhvendosjen e Palestinezëve nga Gaza

Ministria e Jashtme e Katarit ka dënuar ashpër planin e kabinetit izraelit për krijimin e një agjencie qeveritare që synon zhvendosjen e banorëve të Gazës, si dhe vendimin për njohjen e 13 vendbanimeve të reja ilegale në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Katari thekson se çdo formë e zhvendosjes së palestinezëve përbën një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar humanitar,” thuhet në deklaratën e ministrisë. Ai bëri thirrje për një solidaritet të fortë ndërkombëtar për të mbajtur Izraelin përgjegjës dhe për t’i dhënë fund luftës brutale në Rripin e Gazës.

Edhe Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite kanë dënuar planin izraelit.

Ndërkohë, një zëdhënës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se agjencia e re do të ketë për detyrë “përgatitjen e largimit vullnetar të banorëve të Gazës në vende të treta në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar”.

Palestinezët dhe organizatat për të drejtat e njeriut e kanë kundërshtuar ashpër këtë plan, duke e quajtur një akt spastrimi etnik – një krim lufte. /mesazhi