Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani bëri thirrje sot për dialog për të zgjidhur krizën e vazhdueshme të Gjirit.
“Katari është gati të nisë dialogun për zgjidhjen e krizës”, tha al-Thani për gazetarët, pas bisedimeve me presidentin indonezian, Joko Widodo në pallatin presidencial në Bogor të Xhakartës.
Lideri i Katarit tha se askush nuk mund të përfitojë nga mosmarrëveshjet.
“Ne jemi të gjithë vëllezër dhe po vuajmë për shkak të krizës”, shtoi ai.
Katari ka mohuar akuzat e Arabise Saudite, e cila i frikesohet humbjes se Mbreterise permes ndikimit te Katarit. Katari eshte vendi i vogël, por ka asete ne mbare boten, e posacerisht ne Azi dhe Evrope. /MESAZHI/