Katari bën thirrje për krijimin e një mekanizmi për sigurimin e ndihmës humanitare për Afganistanin

Mohammed bin Abdulrahman Al Thani

Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, bëri thirrje që të krijohet një mekanizëm për të siguruar ndihmë humanitare për Afganistanin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Al Thani, bëri një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter lidhur me vizitën e tij në Pakistan për të diskutuar çështjen e Afganistanit.

Al Thani vuri në dukje se në Pakistan kanë zhvilluar një sërë mbledhjesh vëllazërore në të cilat kanë vënë theksin mbi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe strategjike mes dy vendeve dhe konsensusin për çështjen e Afganistanit.

Ai bëri thirrje që të krijohet një mekanizëm për të siguruar ndihmë humanitare për Afganistanin, pa bërë ndonjë llogari politike. /aa