Katari ka akuzuar Arabinë Saudite për politizimin e haxhit, dhe ka thënë se Riadi ka vendosur kufizime ndaj shtetasve të Katarit që planifikojnë të udhëtojnë në Mekë për pelegrinazhin e shenjtë.
Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut i Katarit (NHRC) tha të shtunën se qytetarëve të Katarit u është thënë që ata mund të hyjnë në Arabinë Saudite vetëm nëpërmjet dy aeroporteve dhe se ata duhet të udhëtojnë nëpër Doha për të mbërrijtur në Mekë.
Kjo do të ishte sfiduese për katarasit që nuk jetojnë në Doha, apo për ata që studiojnë jashtë vendit.
NHRC tha se ka paraqitur një ankesë te Raportuesi Special i OKB-së për Lirinë dhe kufizimet e Fesë, të cilat ai tha se ishin në “shkelje e ashpër e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve që garantojnë të drejtën për adhurim”.
Kufizimet janë pjesë e një bojkoti të lëshuar më 5 qershor nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti, të cilat i shkëputën lidhjet diplomatike me Katarin dhe imponuan bllokadë. Ata e akuzojnë Katarin për financimin e terrorizmit, akuza që Katari i ka mohuar me forcë.
Katër shtetet arabe ndërprenë lidhjet e transportit me Katarin dhe Arabia Saudite e ka mbyllur kufirin e vetëm të shtetit gadishull. /MESAZHI/