Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Katar ripërtërin marrëdhëniet e plota diplomatike me Iranin

Katar ripërtërin marrëdhëniet e plota diplomatike me Iranin

Katari sot i ka ripërtrirë marrëdhëniet e plota diplomatike me Iranin, duke e refuzuar kërkesën e Arabisë Saudite dhe të disa aleatëve arabë, që Katari t’i ndërprej raportet me Teheranin.

Ministria e jashtme e Katarit ka shpallur se ambasadori i vet do të kthehet në Teheran, pasi ishte tërhequr para 20 muajsh. Kjo tërheqje kishte ndodhur pasi në Arabinë Saudite u ekzekutuan dy klerikë të njohur shiitë, duke shkaktuar sulme të turmave të njerëzve kundër dy selive diplomatike të Arabisë Saudite në Iran.

Ministria e jashtme e Katarit “ka shprehur aspirtatat e veta për forcimin e raporteve bilaterale me Republikën Islamike të Iranit në të gjitha fushat” dhe ka shtuar se ministri i jashtëm i këtij vendi, Abdulrahman al-Thani, kishte diskutuar me kolegun iranian, Javad Zarif, për “raportet bilaterale dhe për mënyrat e intensifikimit dhe të zhvillimit të tyre”. /REL/

Exit mobile version