Katar, protestë në mbështetje të popullit palestinez -VIDEO

Protestë në mbështetje të popullit palestinez që po përballet me sulme nga forcat Izraelite u mbajt në kryeqytetin e Katarit Doha të shtunën në mbrëmje, raporton Anadolu Agency (AA).

Qindra njerëz u mblodhën në qendër të qytetit Doha, ndërsa protesta u organizua nga Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë.

Në tubim gjithashtu të pranishëm ishin udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Musliman Ali Muhyiddin Al-Karadagi dhe Ambasadori i Turqisë në Katar, Mehmet Mustafa Göksu.

Protestuesit brohorisnin mesazhe mbështetjeje për Palestinën dhe Al-Aksanë, si dhe mesazhe kundër sulmeve izraelite.

Duke iu drejtuar audiencës, Al-Karadagi tha se Izraeli dhe kolonët hebrenj po përpiqen të përdhosin Xhaminë Al-Aksa, por se muslimanët atje po e mbronin atë dhe do ta mbrojnë gjithmonë këtë kompleks të shenjtë.

“Ngjarjet në Gaza, Kuds dhe të gjithë Palestinën janë krim lufte kundër civilëve. Pushtuesit po vrasin fëmijë dhe gra. Ata po përpiqen të dëbojnë me forcë familjet palestineze nga lagjja Sheikh Jarrah. E gjithë kjo përfaqëson terrorin shtetëror dhe krim lufte”, tha Al-Karadagi.

Ambasadori turk në Doha, Göksu, tha për AA se ai erdhi në tubim për të dërguar një mesazh mbështetje për vëllezërit palestinezë dhe luftën e tyre./aa