Mbi 1 milionë qytetarë kanë manifestuar në Barcelonë pro unitetit të Spanjës dhe kundër veprimeve të qeverisë së Katalonjës. Ndërkohë, qeveria e Belgjikës I ka ofruar azil presidentit të shkarkuar të Katalonjës, Karles Puichdemon.
Unionistët katalanas zhvilluan një manifestim në Barcelonë, disa ditë pasi parlamenti aprovoi pavarësinë nga Spanja. Organizatorët shprehen se në shesh ishin të pranishëm rreth 1.1 milionë qytetarë. Në manifestim janë dëgjuar kryesisht thirrje për burgosjen e presidentit të shkarkuar të Katalonjës, Karles Puixhdemon, si dhe për burgosjen e pjestarëve të tjerë të kabinetit të tij.
Manifestimi pro unitetit me Spanjën në Katalonjë vjen pas atij të zhvilluar ditën e shtunë në Madrid. Kjo ishte një përpjekje e politikanëve në Barcelonë për të treguar se jo të gjithë dëshirojnë shpalljen e pavarësisë.
Ndërsa po zhvillohej protesta, ka ardhur dhe një reagim për aplikimin e artikullit 155 të kushtetutës së Spanjës, që I lejoi Madridit të marrë kontrollin e plotë mbi rajonin autonom dhe të shpallë zgjedhje të parakohëshme në Katalonjë me 21 dhjetor. Zëvendëspresidenti katalanas Otiol Junkeras e konsideroi si “grusht shteti” veprimin e qeverisë së kryeministrit Mariano Rahoi. Duke bërë me dije se nuk pranon asnjë nga vendimet e Madridit ai tha se president I rajonin autonom do të mbetet Karles Puixhdemon.
Nga ana tjetër lideri I shkarkuar rrezikon të arrestohet nga policia spanjolle pasi akuzohet për kryengritje. Për këtë mund të dënohet me 30 vite burg. Por duket se Puixhdemon ka një plan për t’I shpëtuar kësaj situate. Presidenti I shkarkuar I Katalonjës mund të kërkojë azil në Belgjikë. Ministri I emigracioni I qeverisë së Brukselit, Tio Franken tha se liderit separatist Puixhdemon mund t’I jepet mbrojtja e azilit, të cilën Spanja do t’a kishte të vështirë t’a ndryshonte.