Qeveria e Spanjës do të pezullojë autonominë e Katalonisë, nëse rajoni nuk heq dorë nga përpjekja për pavarësi, sot deri në orën 10:00.
Pas referendumit të 1 tetorit, udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, ka nënshkruar deklaratën për pavarësi, por më pas ka hequr dorë, për t’i hapur rrugë dialogut.
Sipas disa raporteve, ai do të këmbëngulë në pavarësi, por ka frikë se një gjë e tillë mund të çojë në trazira në Kataloni.
Neni 155 i Kushtetutës së Spanjës i lejon Madridit të vendosë sundim direkt në kohë krize.
Në prag të skadimit të afatit ka pasur protesta masive për ndalimin e dy udhëheqësve të lëvizjes separatiste.