Kastraveca turshi në 10 minuta

Kastravecat turshi konsiderohen një burim i mirë probiotikësh dhe përmbajnë antioksidantë.

E kjo vjen si pasojë e vlerave shëndetsore të kastravecave që ruhen gjatë fermentimit. Gjithashtu ato kanë shumë ujë në përmbajtjen e tyre dhe pak kalori.

Ndryshe nga turshitë e blera në dyqane, këto turshi të shijshme të përgatitura me kujdes në shtëpi janë të ulëta në natrium. Për t’i përgatitur ato, ndiqni recetën si më poshtë.

Përbërësit

  • 6 gota kastraveca turshi të prerë hollë
  • 2 gota me qepë të prera hollë
  • 1 e ½ filxhan uthull e bardhë
  • ¾ filxhan sheqer
  • ¾ lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji fara selinoje
  • ½ lugë çaji shafran i Indie
  • ½ lugë çaji piper i kuq
  • ¼ lugë çaji piper i zi
  • 4 thelpinj hudhre

Përgatitja

Vendosni kastravecat e prerë hollë në një tas qelqi me madhësi mesatare së bashku me qepët.

Në një tenxhere të vogël bashkoni uthullën, sheqerin, kripën, farat e selinos, shafranin e Indisë, piperin e kuq të grimcuar, piperin e zi dhe hudhrën.

Përziejini mirë, në mënyrë që përbërësit të bashkohen dhe lërini të ziejnë.

Hidheni këtë kombinim mbi përzierjen e kastravecave dhe më pas lëreni të ftohet.

Mbulojeni mirë enën dhe lëreni mënjaë për të paktën 4 ditë.

Turshitë e ndara në kavanozë, mund të ruhen në frigorifer deri në një muaj.