Ballina Kuzhinë Kasata me Lëngje Frutash – Freskia e Verës në një Shkop

Kasata me Lëngje Frutash – Freskia e Verës në një Shkop

Këto kasata janë të thjeshta dhe perfekte për tu shërbyer në shumë raste, të cilat edhe fëmijët tuaj do t’i pëlqejnë pamasë.

Mjeti që do t’ju duhet për të përgatitur këto ëmbëlsira të freskëta janë kallëpet dhe shkopinjtë, megjithatë në vend të kallëpeve mund të përdorni edhe gota plastike.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me 3 receta mjaft të thjeshta të kasatave me lëng frutash. Provojini edhe ju në shtëpi.

Kasatë Me Limon Dhe Mjaltë

Kjo kasatë me tre përbërës sigurisht që do t’ju freskojnë gjatë ditëve të nxehta të verës!

Përbërësit:

  • 1 gotë me lëng limoni të freskët
  • 1/2 filxhan mjaltë
  • 1½ filxhan ujë
  • lule të ngrënshme (sipas dëshirës)

Përgatitja

Fillimisht përgatisni 1 filxhan me lëng limoni të shtrydhur, për këtë mund t’ju duhen 1-2 limonë.

Në një tenxhere të vogël shtoni ½ filxhan mjaltë dhe ½ filxhan ujë dhe ziejini derisa mjalti të reduktohet dhe të shkrihet.

Në një enë kombinoni lëngun e limonit, ujin me mjaltë dhe 1½ filxhan me ujë të ftohtë.

Hidheni në kallëpe, shtoni lulet e ngrënshme dhe vendosni shkopinjtë.

Lërini në ngrirje përgjatë natës dhe më pas shijojini.

 

Kasatë Me Shalqi Dhe Kivi

Plot shije të ëmbël, kjo kasatë është gati sapo përbërësit të ngrijnë.

Kasatë Me Shalqi Dhe Kivi

E përgatitur nga fruta natyrale, e shijshme dhe freskuese, kjo kasatë do t’ju pëlqejë pa masë edhe fëmijëve.

Përbërësit

  • 4 kivi, të qëruara
  • 3 gota me shalqi në prerë në kubikë, pa fara

Përgatitja

Shtoni kivin në një mikser dhe përpunojini derisa të lëngëzohen plotësisht. Mund të shtoni pak ujë që frutat të përpunohen me lehtësi. Nëse nuk keni mikser, mund t’i grini frutat me një pirun.

Hidhni fillimisht kivin në kallëp dhe vendoseni në frigorifer për të paktën një orë.

Njëjtë si me kivin, veproni edhe për copat e shalqirit. Lëngun shtojeni tek kallëpi me kivi.

Vendosni shkopinjtë dhe futeni përsëri në frigorifer për të paktën një orë.

Pasi të keni mbaruar, për t’i nxjerrë me lehtësi nga kallëpi mund t’i zhysni për disa sekonda në një enë me ujë të nxehtë.

Kasatë Me Anans, Banane Dhe Portokalle

E përkryer për një meze të lehtë ose një ëmbëlsirë të freskët me fruta.

Përbërësit

  • 2 gota ananas të freskët të copëtuar
  • 3 banane
  • 2 portokalle
  • 1lç xhenxherfil i grirë sipas dëshirës

Përgatitja

Përpunojini të gjithë përbërësit së bashku në një mikser. Lëngun hidheni në kallëpe dhe vendosini në ngrirje derisa të forcohen./

Exit mobile version