Ballina Lajmet Kosovë Kasanof flet me delegacionin presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, theksohet njohja reciproke

Kasanof flet me delegacionin presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, theksohet njohja reciproke

Delegacioni presidencial i Kosovës është takuar me zv/ndihmëssekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof, gjatë vizitës në Uashington.

Në këtë takim, që sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, është zhvilluar të martën, thuhet se është diskutuar për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet bilaterale, me theks të veçantë te Dialogu Strategjik Kosovë-SHBA.

“Dje, gjatë vizitës në Washington D.C., Shefja e Stafit të Presidentes, Learta Hollaj, dhe Këshilltarja për Politikë të Jashtme, Rejhan Vuniqi, janë takuar me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof. Gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet e fundit në marrëdhëniet bilaterale, me theks të veçantë te Dialogu Strategjik Kosovë-SHBA i cili u arrit me iniciativë të Presidentes, fushat që do të mbulohen nga ky dialog strategjik si dhe pritshmëritë nga ky proces, e po ashtu çështje të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se është potencuar rëndësia e ruajtjes dhe avancimit të sigurisë, si dhe fuqizimit dhe afirmimit ndërkombëtar të Kosovës.

“Nga ana e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Kasanof, u theksua rëndësia e vazhdimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa nga Presidenca u ritheksua nevoja që Dialogu të përqendrohet në njohjen reciproke”, thuhet në tej në njoftim.

Exit mobile version