Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se koalicioni Aleanca me Besë ka fituar ndaj aparatit shtetëror.
”Jemi këtu me gjithë manipulimet e bëra e dhanë rezultatin. Sonte u shua një parti shqiptare. Tanimë nuk ka BDI por ka LSDM. Në kampin shqiptar, fitues jemi ne të koalicionit Aleanca me Besa. Koalicioni ishte këtu për të penguar ndërhyrjen e LSDM. U bashkuan UDBA-shët kundër neve. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Aktivistët tanë janë gati që nesër. E kemi mundur BDI-në gjithkund. Sidoqoftë, koalicioni Aleanca me Besë falemnderon ata që na mbështetën” tha Kasami.
Kasami edhe një herë theksoi se aparati i shtetit. Kasami uroi fitoren e Blerim Sejdiut në Zhelinë, Arben Taravarit në Gostivar, Isen Shabanit në Vrapçisht dhe Albon Xhemailit në Bogovinë.