Bilall Kasami nga sheshi “Liria” në Tetovë tha se bashkëpunimi i tyre me Aleancën për Shqiptarët është një bashkëpunim nga populli dhe i destinuar për popullin.
“Ishte një simbolik shumë e rëndësishme që sot ishim bashkë rrugëve të Tetovës. Ky bashkëpunim do të vazhdoj në ditët në vijim edhe në vendet tjera. Por ajo që është me rëndësi është se kjo është vetëm fillimi i një bashkëpunimi i cili do të sjell ndryshimin, i cili do të bjerë të mira për shqiptarët”, tha Kasami.
Ai shtoi se duhet t’i thuhet mjaft qeverisjes e cila nga qeverisje për popullin u bë qeverisje për disa individë të cilët kapën shtetin, pozicionet dhe e sollën shtetin në një gjendje të mjerueshme.
“Sot shqiptarët kanë ardhur në një situatë që një parti siç është LSDM me kryetarin e saj, të vinë në komunat shqiptare dhe të na tregoj se kush duhet të jetë kryetar i këtyre komunave dhe kush duhet të udhëheq me këto komuna.
Por, besoj se qytetarët e këtyre komunave, që nga Çairi e deri në Strugë e kaun kuptuar se ata janë të cilët vendosin dhe ata do të vendosin më së miri se kush do t’i udhëheq për mandatin katër vjeçar”, deklaroi Bilall Kasami, raporton SHENJA.
Ai tha se ata kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit, dhe se kjo dorë, do të jetë edhe për ata të cilët dëshirojnë të jenë në shërbim të shqiptarëve. /SHENJA/