Kasami: Nuk ka forcë politike që mund ta ndalë vullnetin e popullit

Rilindje me BESË sonte tubimin e fundit për këtë fushatë zgjedhore e mbajti në Tetovë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se koha e BDI-së ka mbaruar dhe se nuk ka forcë politike që mund ta ndalë vullnetin e popullit. Ai shtoi se më 11 dhjetor me të rrethuar numrin dhjetë, nuk do të votohet për Rilindjen me Besë, por për rikthimin e krenarisë dhe dinjitetit shqiptarë. Duke shtuar se me një gjë të tillë, do t’i tregohet edhe palës maqedonase se gabimisht kanë menduar se shqiptarët e shesin votën dhe nderin e tyre dhe se një gjë të tillë e bën vetëm BDI-ja e Ali Ahmetit, raporton SHENJA.

“Fitorja e Rilindjes me Besë është e sigurte. Por, kur e them këtë ne e dimë se përballë kemi kundërshtar politikë siç është BDI-ja për të cilën nuk vlejnë më rregullat demokratike dhe as ato politike. Përballë kemi një parti që i është dorëzuar rrugaçërisë politike, atyre që përmes muskujve me çdo kusht duan të mbetet në pushtet. Sepse për ta mbetja në pushtet është mbijetesa e vetme. Në emër të këtij qëllimi ata ishin në gjendje ta dhunojnë edhe popullin e vet. Nëpërmes banditizmit partiak ata tentuan ta dhunojnë, ta trishtojnë dhe ta shantazhojë votuesin shqiptarë, por sonte iu themi se ata dështuan”, deklaroi kryetari i Lwvizjes BESA, Bilall Kasami. /SHENJA/

tet-8tet-7tet-6tet-5tet-4