Kartoni kuq i Xhakës, dënohet gjyqtari

Kartoni i kuq ndaj Granit Xhakës në ndeshjen kundër Swansea Cityt është cilësuar vendim jo i drejtë.

Kështu të paktën bëhet e ditur nga Federata e Futbollit të Anglisë, të cilët kanë marrë masa ndaj gjyqtarit Jon Moss.

Pas këtij ”gabimi”, Moss nuk do të drejtojë asnjë ndeshje në fundjavën e ardhshme, teksa Xhaka do të mungojë në tre ndeshje për Arsenalit.