Real Madrid do të paraqes ankesë ndaj kartonit të kuq të Cristiano Ronaldos në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se Los Blancos synojnë të pamundurën, ta zbusin dënimin prej pesë ndeshje moslojë në katër, përcjell “lajmi.net”.
Ronaldo është suspenduar për pesë takime pasi shtyu gjyqtarin në momentin e ndëshkimit me karton të kuq në duelin kundër Barcelonës në Camp Nou.