Kartëmonedhat e reja prej 100 dhe 200 euro vihen në qarkullim

Banka Qendrore Evropiane (BQE) njoftoi se ka vënë në qarkullim kartëmonedha të reja prej 100 dhe 200 euro me karakteristika të reja teknologjike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së BQE-së, kartëmonedhat e reja me karakteristika më të reja të sigurisë në krahasim me seritë e mërparshme nga sot janë vënë në qarkullim.

Kartëmonedhat e reja prej 100 dhe 200 euro, gjithashtu përdorin teknologjinë inovative “dritare portret” që më parë ishte përdorur në kartëmonedhat prej 20 eurosh. Kur bankënota mbahet në dritë, dritarja në hologram bëhet transparente dhe shfaqet në të dyja anët e bankënotës portreti i “Europe”, figurës mitologjike. Gjithashtu kur mbahet në dritë, në shirit shfaqen simbole të vogla të euros.

Bankënotat e reja kanë edhe veçori të tjera të sigurisë të cilat mund të detektohen nga makinat.

Madhësia e këtyre bankënotave është shndërruar si në atë të 50 eurove, për të mundësuar përdorim më të lehtë. Por, gjatësia e tyre nuk u ndryshua.