Ballina Jeta Shëndetësi Karrota dhe vetitë kuruese të saj

Karrota dhe vetitë kuruese të saj

Karota u kultivua për herë të parë në Afganistan dhe ishte e njohur që në lashtësi. Mjeku i lashtësisë Hipokrati, e përdorte atë si tonifikues për stomakun dhe sistemin tretës.

Gjatë viteve ’60, disa shkencëtarë rusë zbuluan tek karota një substancë të quajtur Daucarine, e cila kishte aftësinë të zgjeronte enët e gjakut, sidomos në zonën e kokës, duke ndihmuar kështu në evitimin e episodeve kardiake.

Në Rusi, akoma edhe sot mjekët u këshillojnë pacientëve lëng karote me mjaltë, për të luftuar kollën dhe të ftohtin.

Karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin. Ajo përmban një substancë të quajtur b-karoten, e cila përmirëson shikimin, transmeton EO.

Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi. Karota ndihmon gjithashtu në rritjen dhe zhvillimin e enegjisë e vitalitetit të adoleshentëve. Hekuri që ajo përmban, rrit nivelet e hemoglobinës në gjak, duke luftuar aneminë.

Kërkimet e fundit kanë provuar se substanca b-karoten mund të ndërpresë veprimtarinë e tumoreve e sidomos të mushkërive dhe pankreasit. Dieta me supë karotash është mjaft e mirë për pastrimin e mëlçisë.

Vetitë kuruese të karotës

– Karota hap oreksin dhe rrit sekretimin e lëngjeve gastrike. Është një terapi mjaft e mirë kundër koliteve, irritimeve të zorrëve dhe ulçerave të stomakut.

– Aftësitë diuretike të karotës e mbrojnë fshikëzën e urinës nga infeksionet.

– Karota ka aftësi dizintoksikuese, të cilat ndihmojnë ata persona që vuajnë nga aknet në fytyrë dhe ekzamat.

– Një veti e mrekullueshme e lëngut të karotës, është se ai ndihmon në jashtëqitjen e sekrecioneve të mushkërive (gëlbazave), duke e lehtësuar kështu organizmin në raste bronshitesh apo gripi.

– Një gotë lëng karotash gjysmë ore para mëngjesit, ndihmon organizmin e fëmijëve që vuajnë nga parazitët e zorrëve.

– 1-2 karota në ditë ul kolesterolin e gjakut në 10%, duke ndihmuar në mbrojtjen e organizmit nga tensioni dhe sëmundjet kardivaskulare.

– Karota ka edhe një tjetër të mirë pasi i fal shëndet dhe gjallëri lëkurës.

Exit mobile version