Emerald Aga Khan, një karficë smeraldi dhe diamante jashtëzakonisht e rrallë 37 karatëshe mund të arrijë deri në 8 milionë dollarë në ankandin e Christie’s javën e ardhshme në Gjenevë. Karfica ishte një dhuratë nga Princi Aga Khan për nusen e tij Nina Dyer në vitin 1960.
Fillimisht u shit në Christie’s më 1 maj 1969 për 75,000 dollarë në Hotel Richemond në Gjenevë. Disa vjet pas ankandit të vitit 1969, karfica kaloi në duart e Van Cleef & Arpels dhe Harry Winston.
“Ky smerald është jashtëzakonisht i rrallë, së pari, për shkak të madhësisë së tij: 37 karat. Smeraldi 2, 3, 4, 5, 8, apo edhe 10 karat, nuk them se është i zakonshëm, por mund të gjendet një. Por një smerald 37 karatësh, është shumë i vështirë për t’u gjetur, sidomos kur është i cilësisë së lartë”.
Karfica me smerald dhe diamante është pothuajse e pastër, është një smerald nga Kolumbia që është një nga minierat më të mira për smerald. Nuk është shumë jeshile, nuk është shumë e lehtë, nuk është shumë e errët, shkëlqen shumë dhe është pothuajse e pastër. Në një shkallë nga 1 deri në 10, është 10 më e mira.
Christies po ofron gjithashtu gjerdanin Maharaja, një xhevahir i transformueshëm i vlerësuar midis 5 dhe 6 milionë dollarë dhe një gjerdan diamanti Cartier nga Koleksioni Familjar Sassoon i cili mund të shitet për 1.5 milionë dollarë.