Ballina Jeta Shëndetësi Kardiologët zbuluan sa vezë në javë mund t’i hamë

Kardiologët zbuluan sa vezë në javë mund t’i hamë

Kardiologët amerikanë kryen kërkime dhe arritën në përfundimin se konsumimi i deri në 12 vezë në javë nuk dëmton shëndetin.

Kjo është një sasi që nuk duhet të shkaktojë rritje të ndjeshme të nivelit të kolesterolit, i cili është një faktor rreziku serioz për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Gjegjësisht, akumulimi i kolesterolit në arterie mund të çojë përfundimisht në bllokim dhe parandalimin e kalimit të gjakut, i cili ndonjëherë shkakton sulme në zemër dhe në tru, shkruan Index.hr.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave pa yndyrë, fosforit, selenit dhe vitaminave A, B2, B5 dhe B12. Rekomandohen për mëngjes dhe për ata që duan të humbin peshë, raporton Medical News Today.

Përfitimi kryesor i vezëve qëndron në faktin se është një ushqim që përmban proteina lehtësisht të tretshme që ndihmojnë në rritjen e masës muskulore, forcimin e kockave, ruajtjen e funksionit të trurit, ruajtjen e indeve, uljen e presionit të gjakut dhe luftimin e peshës së tepërt.

Ekspertët këshillojnë që të konsultoheni me mjekun tuaj për t’u siguruar që konsumimi i vezëve është i sigurt për ju personalisht.

Exit mobile version