Ballina Auto Kapet nga fotografët spiunë prototipi i Mercedes GLC Coupe

Kapet nga fotografët spiunë prototipi i Mercedes GLC Coupe

Fotografët spiunë kanë kapur kohëve të fundit një prototip të Mercedes GLC që po testohej, kështu që ndoshta ishte e pashmangshme që versioni i Coupe të del shumë shpejt.

Duke parë testimin në rrugët publike, GLC Coupe është e mbushur nga një shtresë shumë e hollë maske, fenerë dhe drita prapa, ashtu si prototipi i GLC që pamë pak ditë më parë. Ky version duket afër prodhimit edhe pse nuk është vërejtur ndonjë ndryshim radikal, transmeton Lajmi.net

Në pjesën e përparme janë dritat e reja të ridizajnuara të ditës, një parakolp i ri i fshehur nën kamo dhe një grilë e re me disa modifikime të vogla. Në pjesën e pasme, dritat shfaqin grafikë t ëre dhe një inspektim më të afërt, me pak ndryshime në formë.

Në thelb, ndryshimet e projektimit të GLC Coupe nuk janë të mëdha, ani pse versioni i kapur nga fotografët spiunë është ende prototip dhe versioni final mund të ndryshojë detaje të vogla.

Meqë GLC është e bazuar në Mercedes C-Class, pritet që GLC Coupe të përditësohet me një grumbull të instrumenteve digjitale dhe një ekran të madh infotainment.

Sistemi komandues i Mercedes do të mbetet i njëjtë, por modeli i gjenerates së ardhshme do të shtojë sistemin MBUX të kompanisë.

Poashtu opsionet e motorit për C-Class 2019 do të kenë gjithashtu GLC Coupe të përditësuar që do të thtë se do të kenë një motor 2.0 litërsh turbocharged që prodhon nga 241 deri në 255 kuaj fuqi.

Exit mobile version