Ballina Lajmet Kosovë Kapet drogë në festivalin “Sunny Hill”

Kapet drogë në festivalin “Sunny Hill”

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste ku qytetarët janë kapur me narkotiktë të premten në fshatin Bërnicë e Poshtme të Prishtinës, ku edhe po mbahet festivali “Sunny Hill”.

Në rastin e parë policia ka bërë të ditur se rreth orës 2 të mëngjesit është ndaluar një person dhe gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e drogës, ndërsa ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Fsh. Bërnicë e Poshtme, Prishtinë 26.07.2024 – 02:00. Policia ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në një rast tjetër, të premten rreth orës 21:30, policia ka thënë se gjatë një kontrolli te një person i janë gjetur 10 cigare me substancë të dyshuar marihuanë. Ai është intervistuar dhe më pas është liruar.

“Fsh. Bërnicë e Poshtme, Prishtinë 26.07.2024 – 21:30. Njësiti policor gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë (10) cigare me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 12 gramë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar”, ka njoftuar policia.

Ndërsa në një rast tjetër, të premten rreth orës 23:00 është kapur një person me një sasi prej 11 pilulave që dyshohen se janë eksazi dhe një qese me substancë që dyshohet se është kokainë. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Fsh. Bërnicë e Poshtme, Prishtinë 26.07.2024 – 23:00. Njësiti policor gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar, një sasi prej 11 pilulave, dyshohet të jenë ekstazi dhe një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Exit mobile version