Ballina Arritje Teknologji Kaosi i përditësimit të CrowdStrike, kompania Amerikane anulon mbi 5 mijë fluturime

Kaosi i përditësimit të CrowdStrike, kompania Amerikane anulon mbi 5 mijë fluturime

Problemi kishte origjinën tek një sensor problematik i cili ishte dizajnuar për identifikimin e aktivitetit të dëmshëm në kompjuterë sipas CrowdStrike.

Kaosi që shkaktoi një përditësimi i kompanisë së sigurisë kibernetike CrowdStrike mbrëmjen e të Enjtes po vijon ende të  dëmtojë kompanitë e fluturimeve.

Kompania Amerikane Delta ende vijon të anulojë fluturime ndërsa numri i tyre ka shkuar në 4,250 sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Mijëra udhëtarë kanë ngelur duke pritur në aeroporte për fluturimet e reja të cilat kanë detyruar anulimin dhe shtyrjen e të tjerave. Kompania ajrore ende nuk ka thënë se ku do tu rikthehet operacioneve normale.

Që nga dita e Premte më shumë se 5 mijë fluturime janë anuluar vetëm nga kjo kompani. Përditësimi i softuerit të CrowdStrike preku 8.5 milionë kompjuterë Windows të cilët kishin ngelur në një cikël ndezjeje pafundësisht dhe vetëm ekspertët IT mund të rikthenin në gjendje normale kompjuterët.

Problemi kishte origjinën tek një sensor problematik i cili ishte dizajnuar për identifikimin e aktivitetit të dëmshëm në kompjuterë sipas CrowdStrike.

Kompania në fjalë tha se pjesa më e madhe e kompjuterëve ët prekur janë rikthyer online dhe në normalitet. Rëndë u prekën edhe spitalet e shërbimet publike në mbarë botën.

Exit mobile version