Ballina Lajmet Kosovë Kanuni sfidon ligjin, grave nuk u jepet trashëgimia

Kanuni sfidon ligjin, grave nuk u jepet trashëgimia

Femrave hezitohet t’u jepet trashëgimia pas shkurorëzimit nga bashkëshortët. Shpesh ato fshihen edhe nga akti i vdekjes së prindit, prandaj në Kosovë vazhdon të dominojë ligji tradicional sa i përket trashëgimisë së femrave

Me dhjetëra gra po enden gjykatave duke kërkuar të drejtën për trashëgimi në pronë. Ndonëse, Ligji për Trashëgiminë në Kosovë ua mundëson atyre ta trashëgojnë pasurinë, familjarët apo bashkëshortët po i ikin ligjit në forma të ndryshme për të mos ua dhënë bijave apo ish-grave, shkruan “Zëri”.

N. Bukleta thotë se ka 14 vjet që është nëpër gjykata dhe ende nuk është zgjidhur rasti i saj. Ajo ka paditur vëllanë e saj për mosndarjen e pasurisë së trashëguar nga babai.

“I jam drejtuar gjykatës për të marrë hisen e babait. Dua të marrë pronën që më takon nga trashëgimia e babait dhe nënës”, thotë Bukleta për gazetën. Ajo thotë sesi rasti i saj është endur nëpër gjykata pa u dhënë ndonjë verdikt përfundimtar deri më tash. “Katër herë kam shkuar në Apel dhe përgjigjja që me jepej ishte ‘Jo, s’është e kryer ende’”, shprehet ajo. Bukleta thotë se ndikon shumë që është femër dhe nuk i takon pasuria.

“As gjykatave s’po u besoj më, as avokatëve, as komunave sepse po e zvarrisin çështjen”, thotë ajo duke rrëfyer se është bërë shprehi që sapo shkon në gjyq t’i drejtohen palës me fjalët : “Për 10-15 vjet nuk kryhet ky muhabet (çështje)”, që sipas saj po i zhgënjen femrat t’i drejtohen gjykatave.

Exit mobile version