Të parët tanë nuk do ta kishin imagjinuar kurrë, por tashmë Kanunin e Lekë Dukagjinit mund ta gjeni edhe në app store. Ndoshta as ju se kishit idenë por “ish-kushtetuta” e shqiptarëve gjendet prej disa kohësh në platformën Android.
Mesa duket kjo ka qenë e nevojshme pasi kanë qenë të shumtë ata që kanë treguar interes për ta shkarkuar dhe përdorur Kanunin si aplikacion në celularët e tyre inteligjentë.
Hedhja e kanunit 500 vjeçar në app store është pritur me komete të shumta, por çuditërisht shumica kanë qenë pozitive.