Keni dëgjuar ndonjëherë për kërcimin Kangoo? Thuhet se është një ushtrim që thuhet se djeg dy herë më shumë kalori se ecja, ndërkohë që shkakton më pak tërheqje muskulore.
Çfarë është kërcim Kangoo?
Kangoo është një kërcim intensiv kardiovaskular që kombinon lëvizjet e kërcimit, vrapimin dhe hedhjen të shoqëruar me një muzikë ritmike.
Ju vishni këpucët Kangoo, të cilat duken si çizme për ski me një pjesë të poshtme në formë veze, që ndihmon gjatë kërcimit dhe shkakton më pak sforcim sesa ecja në pjesën e shpinës dhe kyçet.
Këto këpucë janë dizajnuar nga një fizioterapist kanadez për t’i ndihmuar pacientët të stërviten pasi kishin pësuar një dëmtim ose i ishin nënshtruar një operacioni.
Të njëjtin koncept të këpucëve e huazoi edhe NASA për t’i ndihmuar astronautët të stërviteshin.
Për shkak të përfitimeve të shumta dhe unike, kërcimi Kangoo cilësohet tani si revolucioni kryesor në fitness dhe industrinë e sportit. Sido që të jetë qëllimi juaj: thjesht për t’u stërvitur, për të forcuar sistemin skeletor, rënë në peshë, forcuar muskujt etj, duhet ta provoni patjetër këtë kërcim.
Më poshtë do të gjeni disa nga përfitimet e kërcimit Kangoo.
Përfitime fizike
Kurset e kërcimit Kangoo ndihmojnë për të rënë në peshë, ndërkohë që tonifikojnë dhe mbajnë trupin në formë. Ato janë të mira edhe për të rregulluar posturën, frymëmarrjen, elasticitetin e lëkurës dhe mund të ngadalësojnë procesin e plakjes.
Përfitime atletike
Këpucët Kangoo ofrojnë disa përfitime atletike unike, të cilat nuk ofrohen nga sportet e tjera. Ato ofrojnë mbrojtje të gjymtyrëve të poshtme, parandalojnë dëmtimet dhe sforcimin e trupit, ndërkohë që njëkohësisht forcojnë muskujt, lehtësojnë dhimbjet dhe ndihmojnë në rigjenerimin e indeve. Shumë fizioterapistë dhe mjekë e rekomandojnë për të rimarrë veten pas një dëmtimi.
Këpucët Kangoo ofrojnë në mënyrë argëtuese dhe të sigurt për të përmirësuar sistemin kardiovaskular, muskulator dhe skeletor.
Përfitime shëndetësore
Kërcimi me këpucët Kangoo stimulon sistemin limfatik duke pastruar kështu qelizat, eliminuar toksinat e dëmshme nga trupi dhe forcuar sistemin imunitar. Stërvitja në mënyrë të rregullt me anë të këtij kërcimi gjithashtu ndihmon në forcimin e muskujve të zemrës dhe pjesë të tjera të trupit, ndihmon këtë të fundit të luftojë sëmundjet dhe parandalon dhe kuron shumë probleme të tjera shëndetësore.
Kërcimi Kangoo ndihmon edhe për uljen e niveleve të kolesterolit dhe triglicerideve.
Përfitime psikologjike
Kërcimi me këpucët Kangoo nuk siguron vetëm një sërë përfitimesh shëndetësore dhe fizike, në një mënyrë të sigurt dhe argëtuese, por edhe një sërë përfitimesh psikologjike. Ky kërcim ndihmon për lehtësimin e stresit dhe tensionit, lufton depresionin dhe ankthin, rrit energjinë dhe pakëson lodhjen, si dhe ndihmon për të bërë një gjumë të mirë.