Harry Kane ka vazhduar me formë të shkëlqyer dhe ka ndihmuar me dy gola tjerë Bayern Munichun.
Bayerni të mërkurën mbrëma fitoi në shtëpi kundër Galatasarayt, 2:1. Kjo fitore u ka ndihmuar bavarezëve ta kalojnë fazën e grupeve.
Kane realizoi në minutën e 80-të dhe të 86-të. Kapiteni i Anglisë ka 22 gola në 18 ndeshje të luajtura për klubin dhe shtetin e tij në edicionin aktual.
Për Galatasarayn ka shënuar Cedric Bakambu në minutën e tretë të kohës shtesë. Bayerni e kalon Grupin A pasi ka grumbulluar 12 pikë në katër ndeshje, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur. Galatasaray mbetet me katër pikë.