Është shumë e thjeshtë që të gatuash lulet e kungullit dhe mjaftojnë vetëm pak përbërës, sado që variantet mund të jenë nga më të ndryshmet. Po ju sjellim sot në Living recetën më të thjeshtë.
Përbërësit:
- 3-4 lule kungulli për person (sipas dëshirës)
- Gjizë pa kripë
- Erëza të njoma sipas dëshirës
- Miell
- Qumësht
- Vezë
- Kripë piper
Përgatitja:
Me miellin, qumështin deh vezën përgatisim së pari një brum me trashësi si ai I krepave. Pastrojmë lulet e kungullit nga pistil që kanë në brendësi dhe I mbushim me gjizën që e kemi përzier me erëzat që kemi zgjedhur, kripën dhe piperin. I zhysim në brumë dhe I skuqim ose I pjekim në furrë!