Kandiq: I kam pritur me shqetësimit arrestimet e krerëve të UÇK-së, të hetohet njëanësia e Speciales

Aktivistja më e njohur serbe për të drejtat e njeriut dhe njëkohësisht themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka folur për RTK rreth zhvillimeve të tanishme në vend.

Kandiq tha se i ka pritur me shqetësim të madh arrestimet e krerëve të UÇK-së ndërsa ka shtuar se Gjykata Speciale nuk duhet të vazhdojë të jetë e njëanshme rreth gjykimit të luftës në Kosovë.

“Problemet janë se e kemi bashkësinë evropiane e cila me pretendimin e mandatit të Gjykatës në Hagë nuk ka krijuar mekanizëm që do të kryhen disa shërbime dhe e ka humbur rastin që Serbia dhe disa shtete në regjion të mbyllin Tribunalin e Hagës sikur mbyllje e kapitullit të luftës dhe përderisa nuk kryhet ajo punë është tani të Komisioni Evropian dhe pjesë të tjera të BE-së duhet të bëjnë presion për mijëra civil shqiptarë që kanë humbur jetën e tyre dhe nuk kanë marrë pjesë në luftë dhe familjarët e tyre”, tha Kandiq.

Në anën tjetër, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të dalin para gjyqit të Speciales për herë të parë të hënën, të martën dhe të mërkurën në orare të ndryshme.Ata gjatë dy ditëve të kaluara janë hetuar dhe janë marrë nga Specialja për në Hagë ku do të përballen me drejtësinë për çështjet e luftës së fundit në Kosovë.