Kandidatja për presidente të Francës nga radhët e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka deklaruar se “zgjidhja më e mirë për Sirinë është qeverisja e Bashar Al Asad”.
Këto deklarata, kryesuesja e Frontit Nacional i dha gjatë një takimi me zyrtarët libanez gjatë një vizite në ish koloninë franceze.
Ajo tha para zyrtarëve dhe mediave se nuk ka zgjidhje më të përshtatshme për vendin e zhytur në luftë, sesa t’i jepet “qeverisja” regjimit të Bashar al Asad.
Qysh nga fillimi i fushatës elektorale, Marine ka shfaqur simpati për diktatorin sirian i cili është shkaktari i luftës që ka degjeneruar në konflikt civil, ku deri tani llogariten rreth 500.000 persona të vrarë dhe dhjetëra miliona të zhvendosur brenda dhe jashtë vendit. /MESAZHI/