“Kandidati për deputet” dhe roja

Shkruan: Hoxhë Halil Avdulli

“Kandidati për deputet“ derisa po kthehej në pallatin e tij, nga një fushatë shumë e ngjeshur elektorale, në një natë shumë të ftohtë, jo shumë largë shtëpisë së tij pa një rojetar të vjetër që mërdhihej me rroba të holla në kushte të vështira.
Iu afrua dhe e pyeti mos ndjen të ftohtë?

Roja ju përgjigj: Po, kam shumë të ftohtë, por nuk kam rroba ma të mira, prandaj më duhet të duroj!
Po hyj në shtëpi tha poltikani dhe po u sjell diçka të ngrohtë të kaloni ma lehtë natën.

U gëzua punëtori me premtimin e politikanit, por ky i fundit për fat të keq posa hyri në pallatin e tij të ngrohtë e harroi premtimin.

Në mëngjes rojtari i vjetër kishte vdekur dhe pranë tij ishte shkruar një copë letër me doren e tij të mërdhirë:

“I nderuari politikan, unë disi me vështërsi e duroja të ftohtin çdo natë, por premtimi yt që më bëre mbrëmë për rroba të ngrohta më mori forcën dhe më vrau”.

Të dashur kandidat të të gjitha partive, mos harroni se premtimet tuaja në fushatë elektorale për ju mund të mos jenë asgjë, por për popullin e vuajtur mund të kenë impakt më shumë sesa mund të imagjinoni.

Ju nuk e keni iden sa shumë shkatërroni me këto premtime të pa përgjegjshme.