Kancelarja gjermane Merkel filloi vizitën në Maqedoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel e cila sot qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë në platonë para Qeverisë u prit me një ceremoni solemne nga ana e kryeministrit të këtij vendi Zoran Zaev, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo është vizita e parë e një kancelari gjerman në Maqedoni dhe qëndrimi i saj në vend është pjesë e mbështetjes, që bashkësia ndërkombëtare e jep për referendumun i cili është caktuar më 30 shtator të këtij viti, kur qytetarët duhet të prononcohen për Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe integrimin në NATO dhe BE.

Sipas asaj që është paralajmëruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, pas pritjes solemne kancelarja Merkel dhe kryeministri Zaev do të kenë takim, ndërsa më pas edhe pres konferencë të përbashkët.

Në vigjilje të referendumit për vizitë në Maqedoni gjatë ditëve të fundit ishin sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut Jean Asselborn, si dhe kancelari austriak Sebastian Kurz.