Kancelari gjerman falënderon Katarin për përpjekjet për ar’mëpushim në Ga’za

German Chancellor Olaf Scholz (R) meets with Qatari Emir Sheikh Tamim bin Hamad bin Khalifa Al Thani at the Federal Government's guest house, Meseberg Palace. Guido Bergmann Bundesregierung dpa

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka diskutuar përpjekjet për armëpushim në Rripin e Gazës me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, transmeton Anadolu.

“Kancelari falënderoi emirin e Katarit për përpjekjet ndërmjetësuese për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Hamasi dhe një armëpushim në Rripin e Gazës”, tha Steffen Hebestreit pas takimit në Kështjellën Meseberg pranë Berlinit.

Siç tha Hebestreit, Scholz shprehu shpresën e tij se vdekja e liderit të Hamasit, Yahya Sinëar, do të hap mundësi për një marrëveshje të tillë.

“Kancelari dhe i ftuari i tij diskutuan edhe për situatën në Lindjen e Mesme. Të dy ranë dakord se nevojiten përpjekje të shtuara diplomatike për paqe të qëndrueshme”, tha ai.

Hebestreit tha se dy liderët gjithashtu janë dakord për nevojën për të nisur një proces politik drejt zgjidhjes me dy shtete.

Kohët e fundit, Scholz ka zhvilluar bisedime të nivelit të lartë për Lindjen e Mesme, përfshirë një takim në Berlin me presidentin amerikan, Joe Biden, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Të shtunën, Scholz gjithashtu vizitoi Istanbulin për një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, ku të dy liderët diskutuan iniciativat diplomatike për të ulur tensionet dhe për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza.