Bashkimi Evropian është i plotë vetëm me vendet e Ballkanit Perëndimor në të. Ky është mesaxhi që kanë përcjellur sot liderët evropian gjatë samititi të Procesit të Berlinit. Presidentja e Komisionit Evropian tha se, viteve të fundit kanë ndryshuar prioritetet e BE-së dhe zgjerimi i Ballkanit Perëndimor tani është në krye të agjendës. Në këtë drejtim, ajo porositi vendet aspirante se parakushti i parë për anëtarësim është përafrimi me vlerat evropiane, respektimi i demokracisë dhe sundimi i së drejtësdhe parakushti i dytë është integrimi i hershëm ekonomik dhe për këtë Procesi i Berlinin luan një rol kyç, duke u bërë në promotor të tregut të përbashkët rajonal
Procesi i Berlinit ka qenë çdoherë avokatë, arkitektë dhe spiranca e një lidhje të fortë mes nesh. Sigurisht se kanë ndryshuar shumë gjëra në këto 10 vite. Kohërat e konflikteve dhe luftërave kanë sjellë ndërgjegjësim të ri brenda BE-së. Ndërgjegjësimin dhe një union më i gjerë është një union më i fortë dhe se ishte përgjegjësia e jonë që t’i afrojmë vendet aspirante më afër nesh. Për këtë ne kemi shtrinë në Ballkanin Perëndimor masat e njëjta të solidaritetit që kemi ndërmarrë brenda unionit. 10 vite më parë nuk ishte kështu, por sot, zgjerimi është shumë lartë në axhendë
Ndërkaq, kancelari gjerman Olaf Zcholz tha se, Bashkimi Evropian është kompletuar vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e tij dhe se rajon duhet të ndërarrim hapa të mëtejnë për të ardhmen e përbashkët.
“Konfliktet që kanë rrënjët në të kaluarën e bëjnë situatën më të vështirë. Ne biseduam sot edhe për atë. Procesi i dialogut të normalizimit të situatës mes Prishtinës dhe Beogradit nuk po zhvillohet në mënyrën që dëshirojmë. Po ashtu, duhet të theksojmë se edhe në shtetet tjera ka retorikë nacionaliste dhe ndarësëe. Është shumë e rëndësishme për iniciativën rajonale që të ndërtohen raporte të mira fqinjësore që e kemi diskutuar sot me gjashtë vendet e ballkanit”.
Presidentja e KE-së po ashtu paralajmëroi se, 5 prej 6 agjendave të refomrave do të miratohen këtë javë dhe kjo nënkupton se mjetet e planit të rritjes ekonomike mund të fillojnë të rrjedhin para përfundimit të vitit.
Teuta Buçi /SHENJA/