Në 20 shtator do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare.
Kryeministri Justin Trudeau në deklaratën zyrtare e vuri theksin tek pandemia dhe vala e katërt që pritet në shtator.
Trudeau tha se u takon qytetarëve të vendosin se si do ta përfundojnë luftën me pandeminë.
Sondazhet paraprake nxjerrin sërish fitues partinë e tij me një fitore më të thellë se ajo e 2019-ës. /tiranapost