Vendi i cili konsiderohet me një mirëqenie me të lartë, Kanadaja, sërish ka hapur dyert për emigrantë.
Për vitin 2017 ky shtet do të pranojë rreth 300 mije emigrantë, pavarësisht rekomandimeve për një numër më të lartë në mënyrë që vendi të ketë më shumë fuqi punëtore.
Shumica prej tyre sipas qeverisë do të jenë banorë të përhershëm, transmeeton KosovaPress.
Ministri i Emigracionit tha se numri i emigrantëve ekonomikë do të rritet ndjeshëm, numri i refugjatëve që do të pranohen do të ulet po ashtu ndjeshëm nga 56 mijë në 40 mijë azilantë.