Qeveria kanadeze sqaroi të mërkuren hyrjen në fuqi të vaksinimit të detyrueshëm të zyrtarëve federalë, pasi e njoftoi masën dy muaj më parë.
Zyrtarët federalë do të duhet të paraqesin një certifikatë në vendin e tyre të punës, që tregon vaksinimin e tyre, deri më 29 tetor, në të kundërtën ata do të vendosen në pushim të papaguar në mes të nëntorit.
“Kushdo që gënjen për këtë certifikatë do të duhet të përballet me pasoja të rënda”, paralajmëroi kryeministri kanadez, Justin Trudeau, gjatë një konferencë për shtyp.
Përjashtimet do të bëhen veçanërisht për punonjësit që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore ose fetare.
“Përjashtimet, qoftë mjekësore apo ndryshe, do të jenë jashtëzakonisht të kufizuara dhe të vështira për t’u marrë”, tha ai.
Shërbimi federal kanedez ka rreth 300 000 punonjës. /atsh