Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kanadaja ndan 7.5 milionë dollarë si ndihmë fillestare për Turqinë dhe Sirinë

Kanadaja ndan 7.5 milionë dollarë si ndihmë fillestare për Turqinë dhe Sirinë

Kanadaja ka njoftuar të martën një ndihmë fillestare prej 7.5 milionë dollarësh për Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit që la të vdekur mijëra persona.

Ky vend ka bërë të ditur se është në bisedime me aleatët dhe organizatat e besuara të ndihmës, ndërsa konsideron mënyrën më të mirë për të ndihmuar personat që kanë mbetur të lënduar nga ky tërmet.

Megjithatë, ajo thotë se ky proces është i ndërlikuar për shkak të luftës civile në Siri.

Qeveria kanadeze thotë se është ende duke vlerësuar nevojat fillestare dhe afatgjata si në Turqi ashtu edhe në Siri.

“Duhet të bëjmë vlerësimet, por të kuptojmë, e dini, i gjithë ai informacion duhet të përpunohet. Asgjë nuk është jashtë tryezës, kështu që ne do të shikojmë çdo opsion”, tha të martën Harjit Sajjan, ministër i Kanadasë për Zhvillimin Ndërkombëtar, gjatë një konference për shtyp në Otava.

Kanadaja thotë se po shqyrton dërgimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe atyre mjekësore, përveç vendosjes së mundshme të Ekipit të Asistencës së Forcave të Armatosura Kanadeze për Reagimin ndaj Fatkeqësive. /koha

Exit mobile version