Kanadaja është gati të bëhet vendi i parë në botë që kërkon që të shtypet një paralajmërim në çdo cigare, shkroi The Guardian të shtunën.
Masa bazohet në mandatin e Kanadasë për të përfshirë paralajmërimet grafike në paketimin e produkteve të duhanit, një politikë që filloi një trend ndërkombëtare kur u prezantua dy dekada më parë.
“Ne duhet të adresojmë shqetësimin se këto mesazhe mund të kenë humbur risinë e tyre, dhe në një masë shqetësohemi se ato mund të kenë humbur edhe ndikimin e tyre”, tha ministrja e Shëndetit Mendor, Carolyn Bennett.
“Shtimi i paralajmërimeve shëndetësore në produkte individuale të duhanit do të ndihmojë të sigurohet që këto mesazhe thelbësore të arrijnë te njerëzit, përfshirë të rinjtë, të cilët shpesh përdorin cigaret nga një në mbledhi sociale, duke anashkaluar informacionin e printuar në një paketë”.
Ndërsa mesazhet e sakta të shtypura në cigare mund të ndryshojnë, Bennett tha se propozimi aktual është: “Helm në çdo tym”.
Bennett zbuloi gjithashtu paralajmërime të zgjeruara për paketat e cigareve që përfshijnë një listë më të gjatë të efekteve shëndetësore të pirjes së duhanit.
Normat e pirjes së duhanit kanë rënë vazhdimisht gjatë viteve. Të dhënat më të fundit nga Statistikat e Kanadasë, të publikuara muajin e kaluar, tregojnë se 10% e kanadezëve raportuan se pinin duhan rregullisht. Qeveria po kërkon ta përgjysmojë atë normë deri në vitin 2035. /koha