Kanadaja i bashkohet SHBA-së, 100% tarifa makinave elektrike kineze

Firmat kineze të automjeteve nuk luajnë ende një rol në tregun kanadez. Megjithatë, firma gjigande kineze e automjeteve elektrike BYD çeli një degë të sajën në Kanada pranverën e kaluar dhe ka sinjalizuar se synon të hyjë në tregun kanadez ndoshta që vitin e ardhshëm.

Kanadaja njoftoi të hënën se po u vendos 100% tarifa makinave të importuara të prodhimit kinez, duke arritur kështu nivelin e tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Qeveritë perëndimore thonë se subvencionimi nga qeveria kineze i mundëson kompanive kineze një avantazh të padrejtë në treg.

Njoftimi u bë pas inkurajimit nga këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare Jake Sullivan, gjatë një takimi të dielën me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe ministrat kanadezë. Zoti Sullivan pritet të bëjë vizitën e tij të parë në Pekin të martën.

Kryeministri kanadez Trudeau tha se Kanadaja do të vendosë gjithashtu 25% tarifa ndaj çelikut dhe aluminit kinez. “Aktorë si Kina ka zgjedhur t’i japin vetes një avantazh të padrejtë në tregun global”, tha ai.

Nuk pati një përgjigje të menjëhershme nga Kina.

Të vetmet makina elektrike që importohen nga Kina, për momentin janë Teslat, të cilat prodhohen në një fabrikë në Shanghai. Kompania amerikane Tesla mund ta shmangë këtë tarifë duke e kaluar prodhimin për tregun kanadez tek fabrikat në Shtetet e Bashkuara ose në Gjermani.

Firmat kineze të automjeteve nuk luajnë ende një rol në tregun kanadez. Megjithatë, firma gjigande kineze e automjeteve elektrike BYD çeli një degë të sajën në Kanada pranverën e kaluar dhe ka sinjalizuar se synon të hyjë në tregun kanadez ndoshta që vitin e ardhshëm.

Të vetmet automjete elektrike të prodhuara në Kinë dhe që aktualisht importohen në Kanada janë nga kompania Tesla, të prodhuara në fabrikën e kësaj kompanie në Shangai. /VOA