Kanadaja shkroi historinë të hënën duke emëruar personin e parë me ngjyrë, Mahmud Jamal, në postin e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Unë e di se gjykatësi Jamal, me përvojën e tij të jashtëzakonshme ligjore dhe akademike, si dhe me përkushtimin e tij do t’u shërbejë të tjerëve dhe do të jetë një aset i vlefshëm për gjykatën më të lartë të vendit tonë”, tha Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.
Trudeau e bëri këtë deklaratë në mes të qershorit, kur ai emëroi Jamal në këtë pozitë. Të gjithë gjyqtarët duhet të kalojnë një proces verifikimi përpara se të emërohen zyrtarisht.
Jamal lindi nga prindërit muslimanë Ismaili në Nairobi të Kenias. Familja e tij u zhvendos në Angli në vitin 1969, ku ai kreu shkollimin deri në vitin 1981, dhe më pas familja e tij u zhvendos në qytetin Edmonton në provincën Alberta të Kanadasë.
Jamal, 54-vjeç, i cili u kthye në besimin Baha’i kur u martua, besohet të jetë gjykatësi i parë i Gjykatës Supreme që është shkolluar si në Islam ashtu edhe në Krishterim.
“Unë u rrita në shkollë si i krishterë, duke recituar lutjet e Zotit dhe duke përvetësuar vlerat e Kishës së Anglisë, dhe në shtëpi si një musliman, duke mësuar përmendësh lutjet arabe nga Kur’ani dhe duke jetuar si pjesë e komunitetit Ismaili”, Jamal shkruajti në aplikimin e tij për vetting.
Ai diplomoi në Arte nga Universiteti i Torontos, diplomoi në Drejtësisë dhe të Drejtat Civile nga Universiteti McGill dhe më pas mori Masterin e Ligjeve nga Shkolla e Drejtësisë Yale. Jamal ka përvojë të gjerë juridike në ligj në Kanada.
Ai gjithashtu ishte shkolluar në atë se çka do të thotë të jesh emigrant.
“Si shumë të tjerë, unë përjetova diskriminim si një fakt të jetës së përditshme. Si fëmijë dhe i ri, unë u talla dhe u ngacmova për shkak të emrit tim, fesë ose ngjyrës së lëkurës sime”, tha Jamal.
Jamal do të bashkohet me një kuadër elitar prej nëntë gjyqtarësh të Gjykatës së Lartë, duke zëvendësuar gjykatësen Rosalie Silberman Abella, e cila do të pensionohet së shpejti.