Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kanada, makina përplas turmën në festivalin në Vancouver, njoftohet për viktima

Kanada, makina përplas turmën në festivalin në Vancouver, njoftohet për viktima

Policia konfirmoi se disa persona kanë humbur jetën dhe janë lënduar pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vancouver të Kanadasë, transmeton Anadolu.

“Një numër personash janë vrarë dhe shumë të tjerë janë lënduar pasi një shofer u përplas me një turmë në një festival rrugor në ‘E. 41st Avenue dhe Fraser’ pak pas orës 8:00 të mbrëmjes së sotme”, tha Policia e Vancouverit në një deklaratë.

Siç njoftohet, shoferi është në paraburgim.

Autoritetet nuk specifikuan menjëherë numrin e viktimave.

Automjeti u përplas me një turmë të mbledhur për “Lapu Lapu Day Block Party”, një festë vjetore në nder të heroit të parë kombëtar të Filipineve.

Don Davies, një anëtar i parlamentit që përfaqëson rrethin Vancouver Kingsway, shkroi në X: “Sapo dëgjova lajmin tragjik të sulmit të tmerrshëm në festivalin Lapu Lapu. Po lutem për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre”.

Exit mobile version